Shporta

Telefon / WhatsApp: 068 90 99 909

Transporti 300 Lekë

Politikat e Privatësisë

aleus mbledh dhe përpunon të dhënat personale të klientëve të saj në përmbushjen e të drejtave dhe detyrimeve të saj ligjore dhe kontraktuale, në përputhje të plotë me Ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.aleus.al, aleus mund të mbledhë në mënyrë direkte të dhëna personale nëpërmjet plotësimit të formularëve për kërkesa online ndaj aleus, të cilat regjistrohen në sistemet e saj apo të ofruesve të shërbimit të autorizuar prej saj. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar.

aleus siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të marrëdhënies kontraktore dhe informative. Duke përdorur portalin dhe/ ose duke duke dhënë miratimin për rregjistrimin/ kontakt, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për proçesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara. Për më tepër, subjekti i të dhënave personale është përgjegjës për përditësimin e të dhënave të rregjistruara për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë.

Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojne kërkojnë akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887 datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Kërkesa mund të drejtohet në adresën info@localhost.

aleus garanton se ka marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e pautorizuar, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Të dhënat personale, të mbledhura dhe të ruajtura në databaza të aleus, do të përpunohen nga punonjësit dhe/ ose bashkëpunëtorët e kontrolluesit të të dhënave ose të atyre personave të ngarkuar me përpunimin. Këto të dhëna nuk do të transferohen ose komunikohen te palë të treta, përveç rasteve kur është dhënë pëlqimi ose kur ky informacion kërkohet nga organet kompetente sipas ligjit .

Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit në çdo kohë për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave duke ushtruar të drejtën e zgjidhjes së kontratës së lidhur mes palëve. Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të aleus.

Smartphonat transport FALAS

J'ua sjellim brenda 2 orësh

Markat më të mira

Mbi 40 marka prestigjoze

Çmime fantastike

Oferta pa fund çdo ditë

100% blerje të sigurta

Cash / PayPal / MasterCard