Shporta

Telefon / WhatsApp: 068 90 99 909

Transporti 300 Lekë

Terma dhe kushte

Termat dhe Kushtet

Ne pohojmë që, duke konfirmuar porosinë tuaj, ju keni lexuar dhe pranuar kushtet tona të përgjithshme të shitjes.

Termat dhe Kushtet e përgjithshme të shitjes të shpjeguara më me hollësi më poshtë përkufizojnë marrëdhënien kontraktuale ndërmjet “përdoruesit” (më poshtë referuar si “ju” ose “blerësi”) dhe “aleus.al” (këtu e tutje referuar si “ne” “website”). Të dyja palët i pranojnë këto kushte pa rezerva. Këto kushte të përgjithshme të shitjes janë të vetmet kushte që janë të zbatueshme dhe zëvendësojnë të gjitha kushtet apo marrëveshjet e tjera të shkruara ose jo. Këto Terma dhe Kushte të Shitjes janë të rëndësishme për ju dhe aleus.al pasi ato përdoren për të mbrojtur të drejtat tuaja si klient/ konsumator si dhe të drejtat tona si biznes.

Si të blej online tek saturnday.al?

Sapo hyni në faqen tonë ju keni mundësi të shikoni të gjitha produktet, ose të kërkoni direkt një produkt specifik tek opsioni “Kërko produktin” në fillim të faqes. Kur gjeni produktin që ju pëlqen e shtoni në shportë duke shtypur butonin “Shtoje në Shportë”.

Nëse jeni klient i ri, duhet të regjistroheni me të dhënat tuaja në mënyrë që të keni mundësi të bëni porosi dhe të kryeni blerje në faqen tonë online.

Më pas nëpërmjet një metode tepër të thjeshtë ju keni mundësi të mbyllni porosinë tuaj dhe të zgjidhni mënyrën e pagesës.

Aksesi tek saturnday.al

Ne punojmë gjithë kohës për të siguruar që faqja jonë e internetit të jetë gjithnjë e aksesueshme nga publiku, por nuk mund të garantojmë që faqja e internetit të mos ketë momente jo-produktive për arsye të ndryshme. Ne rezervojmë të drejtën për të mbyllur faqen e internetit për periudha të shkurtra kohore për arsye të proçeseve lidhur me mirëmbajtjen e zakonshme, por ne garantojmë që do të përpiqemi ta mbajmë këtë mosfunksionim në afate shumë të shkurtra kohore. Ne nuk do të jemi përgjegjës nëse për çfarëdolloj arsye, të gjitha ose ndonjë pjesë e rrjeteve të internetit nuk janë në dispozicion në periudha të caktuara.

Pjesë e proçedurave për të hapur një llogari tek aleus.al është vendosja e një fjalëkalimi. Ne ju rekomandojmë që të zgjidhni një fjalëkalim të fortë që është vështirë për t’u gjetur nga persona të tretë, dhe gjithashtu rekomandojmë që ju të dilni nga llogaria juaj në fund të çdo sesioni. Ekziston një proçedurë për rivendosjen e fjalëkalimit në rast se harroni fjalëkalimin tuaj. Ju duhet të trajtoni informacionet tuaja të hyrjes në llogari si konfidenciale, duke mos ja treguar një pale të tretë. Nëse mendoni se ka pasur ndonjë shkelje të sigurisë atëherë është përgjegjësia juaj që të na njoftoni menjëherë në mënyrë që të ndryshoni fjalëkalimin tuaj.

Është kusht që për përdorimin e llogarisë suaj tek aleus.al, të gjitha informatat që jepni në faqen e internetit të jenë të sakta, aktuale dhe të plota. Ne rezervojmë të drejtën për të çaktivizuar çdo llogari përdoruesi, në çdo kohë, nëse, ju nuk keni respektuar apo keni shkelur detyrimet që ju lindin sipas këtyre Termave dhe Kushteve dhe ligjeve përkatëse në fuqi në Shqipëri.

Ne nuk garantojmë që faqja e internetit apo ndonjë përmbajtje e dhënë në faqen e internetit të jetë pa gabime. Ne menaxhojmë të dhënat tuaja personale sipas Politikave tona të Privatësisë dhe ligjeve përkatëse në fuqi.

Ndryshimet e Termave dhe Kushteve në Website

Aleus.al është një projekt në progres të vazhdueshëm, dhe për këtë arsye opsione të caktuara mund të ndryshojnë, të shtohen ose të hiqen. Ne rezervojmë të drejtën për të përditësuar faqen e internetit si dhe këto kushte të shërbimit nga koha në kohë, sipas nevojës sonë dhe pa asnjë njoftim paraprak. Është përgjegjësia juaj për të qenë të përditësuar me Termat dhe Kushtet në fuqi duke kontrolluar website-in tonë rregullisht. Përdorimi i vazhdueshëm i faqes së internetit nga ana juaj pas publikimit të termave të shërbimit të përditësuara, do të nënkuptojë që ju keni lexuar dhe bini dakord me ndryshimet.

Informacioni rreth produktit

Aleus.al tregon shumë kujdes kur vendos informacionin, përshkrimet dhe imazhet e produktit në faqen tonë, por nuk mban përgjegjësi për ndonjë gabim të ndonjë informacioni të dhënë.

Çmimet

Çmimet e treguara në aleus.al janë të paraqitura në Lekë dhe nuk përfshijnë çmimin e transportit të produktit. Shpenzimet e transportit tregohen qartë dhe faturohen në fund të porosisë. Ne rezervojmë të drejtën për të modifikuar çmimet tona në çdo moment, por në asnjë rast nuk do të ketë ndryshime çmimesh pas plotësimit të porosisë nga ana juaj.  Çmimi që do të shfaqet në faqen e internetit pasi ju te keni plotësuar dhe konfirmuar porosinë, do të jetë çmimi final dhe shuma e vetme që ju do të paguani në momentin e marrjes në dorëzim të produktit.

Disponueshmëria

Ne do të garantojmë gjithmonë dërgimin në destinacion të porosisë tuaj. Nëse një produkt i përzgjedhur nga ju nuk është në stok në momentin që porosia juaj është konfirmuar dhe paguar, ne do të rimbursojmë çmimin që keni paguar për produktin. Nëse porosia juaj përfshin produkte përkohësisht të padisponueshme, ne do t’iu dërgojmë së pari produktet në dispozicion dhe më pas artikujt e mbetur pasi të rikthehen  përsëri në stok.

Kthimi I produktit

Nëse ju dëshironi të ktheni produktin njoftimi duhet të bëhet brenda 24 orëve nga momenti që ju keni marrë porosinë në dorëzim nga korrieri.  Produktet që doni të ktheni duhet të jenë në kutinë origjinale, me paketimin dhe ambalazhimin e tyre, të mos jenë përdorur apo dëmtuar gjatë provës dhe tё shoqërohen me të gjithë aksesorët, udhëzimet e përdorimit dhe faturën e blerjes.

Kontaktin mund ta bëni me telefon, facebook, email. Këto të dhëna mund t’i gjeni edhe në faqen tonë duke klikuar opsionin “Kontakt”. Më pas plotësoni tek fatura e blerjes, emrin e produktit të kthyer, arsyen e kthimit (nuk ishte sipas pritshmërive, kishte probleme në përdorim etj). Me faturën e plotësuar ju mund ta nisni produktin në adresën tonë.  Dërgimin e produktit mund ta bëni vetë pranë dyqanit tonë ose mund ta nisni me postë tek adresa jonë.

Ne jemi gjithashtu të gatshëm të informojmë postën që të vijë ta marë produktin tek ju, por në të tilla raste ju do keni detyrimin të paguani çmimet preferenciale që ne kemi për dërgimin e produktit. Në Tiranë kosto e dërgesës është 100 Lekë, në qytetet e tjera të Shqipërisë kosto është 300 Lekë dhe në Kosovë kosto është 5 Euro.

E drejta e autorit:

Të gjitha informacionet rreth produkteve tona si dizenjot, teksti, grafika, udhëzimet, komentet, përzgjedhjet dhe rregullat janë eskluzive për kompaninë tonë dhe janë të mbuluara nga ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Ju është dhënë leje për të parë, për të bërë kopje elektronike dhe të printoni një pjesë të kësaj faqeje për qëllimin e vetëm për tu përdorur si një burim për blerje. Çdo përdorim tjetër i materialeve në këtë faqe, duke përfshirë edhe riprodhimin për qëllime të tjera si ato që përmendëm më lart, modifikimi, shpërndarja ose ribotimi, pa lejen paraprake me shkrim të kompanisë, është i ndaluar rreptësisht.

Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave personale

Detajet dhe të dhënat tuaja personale që na jepni janë thelbësore për kryerjen e shërbimeve nga ana jonë, përpunimin dhe dërgimin e porosive tuaja, si dhe për faturimin, prandaj mosdhënia e këtyre të dhënave do të rezultojë në anullimin e porosisë suaj. Duke u regjistruar tek aleus.al, ju pranoni të na jepni informacione të vërteta dhe të sakta si dhe pranoni përpunimin e të dhënave personale nga ana jonë. Komunikimi i informacionit të rremë është në kundërshtim me kushtet dhe termat e përgjithshme të aleus.al.

Ju keni të drejtën për të aksesuar dhe korrigjuar të gjithë informacionin që ju intereson, në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare të vendit. Ne do të ruajmë dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Cookies regjistrojnë disa informacione të cilat ruhen në hard drive tuaj. Ky informacion na mundëson të gjenerojmë statistika në bazë të të dhënave nga vizitorët në faqen tonë dhe të sugjerojmë produkte që mund t’ju interesojnë sipas artikujve që keni vizituar më parë në faqen aleus.al. Cookies nuk përmbajnë asnjë informacion konfidencial në lidhje me ju.

Komentet e Përdoruesve

Çdo koment i lënë në faqen aleus.al nga klientët/ përdoruesit monitorohen dhe mund te modifikohen nga ne. Nëse komentet shkelin ligjet kombëtare ose janë të papërshtatshme (publicitet abuziv, shpifje, ofendime, komente jashtë kontekstit të faqes etj, ), aleus.al rezervon të drejtën të fshijë ose t’i modifikojë ato.

Detyrimet

Ju, me përdorimin e kësaj faqeje, nënkuptoni që jeni dakort me kushtet tona dhe i pranoni ato në momentin që bëni një blerje. Ne gjithashtu jemi të detyruar të respektojmë çdo premtim dhe shërbim që publikojmë në faqen tonë www.saturnday.al.

Smartphonat transport FALAS

J'ua sjellim brenda 2 orësh

Markat më të mira

Mbi 40 marka prestigjoze

Çmime fantastike

Oferta pa fund çdo ditë

100% blerje të sigurta

Cash / PayPal / MasterCard